Skip to content

Zjarr ne shtepine e te moshuarve, rreth 50 te plagosur

Një zjarr shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në Hanover të Gjermanisë, duke rezultuar në plagosje të rreth 50 personave, tha policia.

Sipas gazetës gjermane Bild, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda nga flakët. Zjarri u zbulua nga personeli infermieror në një dhomë të institucionit të kujdesit.

Zjarrfikësit thanë se kanë mundur të parandalojnë përhapjen e flakëve në dhomat e tjera. Megjithatë, zona të tjera të shtëpisë së të moshuarve pësuan dëmtime nga tymi.

Hetimet për ngjarjen janë duke u zhvilluar.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *