Skip to content

Arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar

Një i burgosur shqiptar, Fatbardh Mneraj, 34 vjeç, u arratis mbrëmë nga burgu i Dozzas në Bolonja. Sipas asaj që dihet deri më tani, shqiptari i dënuar për grabitje e kalonte ditën në liri, por i është njoftuar mbrëmjen e djeshme se do të duhej të kthehej në seksionin e brendshëm të burgut, duke humbur privilegjin, pas një dënimi tjetër.

Sipas mediave italiane, gjatë transferimit, shqiptari është arratisur dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.

Tashmë policia e burgjeve, e cila ka shpërndarë foto dhe të dhëna personale në të gjitha organet e rendit dhe është vënë në kërkim të shqiptarit.

Si u arratis?
Një hipotezë është se gardianët i kanë lënë derën e hapur dhe shqiptari ka përfituar nga fakti që një polic ishte i zënë dhe është arratisur pa lënë gjurmë. Seksioni për të burgosurit “gjysmë të lirë” është brenda oborrit të Dozza-s, por është i ndarë nga ndërtesa e burgut me masa më të rrepte sigurie.

Arratisjet nga burgu i Dozza-s në Bolonja nuk janë aspak të shpeshta, përkundrazi. Lajmi i fundit daton në vitin 2011, kur oficerët penguan një tentativë arratisjeje të 8 të burgosurve që u kapën duke gërmuar betonin rreth hekurave të qelisë.

Si funksionon regjimi i gjysmëlirisë?
Është një nga përfitimet e parashikuara për të burgosurit që vendoset nga Gjykata. I dënuari lejohet të kalojë një pjesë ose të gjithë ditën jashtë burgut për të marrë pjesë në aktivitete pune, edukative ose të riintegrimit në shoqëri.

Por si çdo përfitim, edhe ky mund të revokohet. Për t’u pranuar një lehtësim i tillë, i burgosuri duhet të ketë kryer të paktën gjysmën e dënimit, por gjithashtu duhet që dënimi total të jetë më i gjatë se 6 muaj heqje lirie.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *