Skip to content

E fundit! Ish-kryeministri i shkul flokët gazetares, i bëri pyetjen që nuk duhej (Video)

Një incident i pazakontë ka ndodhur mes ish-kryeministrit italian, Romano Prodi, dhe gazetares së “Quarta Repubblica”, Lavinia Orefici.

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur Orefici i kërkoi Prodit një koment mbi Manifestin e Ventotenes dhe pronësinë private. I bezdisur nga pyetja, ish-Presidenti i Komisionit Evropian u pa në një video të publikuar nga La7 duke i tërhequr flokët gazetares.

Lavinia Orefici e cilësoi këtë gjest si poshtërues, si për të si gazetare ashtu edhe si grua, ndërsa veprimi i Prodit u kritikua gjerësisht nga publiku.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se nuk donte ta ofendonte.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *